AUVK: Mos therni kurban jashtë thertoreve
Lexohet për: 2 min.
Kurbani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rastin e festës së Kurban Bajrami, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka apeluar të gjithë qytetarët e besimit islam që therjen e kurbaneve ta bëjnë vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara, e të cilat janë nën mbikëqyrje të kontrolleve zyrtare të inspektorëve veterinarë. 

AUVK përmes një komunikate për media ka paralajmëruar se therja e kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet është i ndaluar me ligje dhe ndaj secilit që shkelë ligjin janë të papara masat ndëshkimore.

Bëhet e ditur se inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me Policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave.

“Si shoqëri, kemi për obligim të mos krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike në mënyrë johumane dhe në kushte johigjienike”, thuhet në komunikatë.

AUVK ka potencuar po ashtu se kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar.

“Në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi i nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum. Thertoret posedojnë teknike sanitare dhe higjienike, posedojnë ambiente, temperatura dhe pajisje adekuate  për therje të sigurta.  Inkurajojmë të gjithë qe të përdorin mjete adekuate gjatë tregtimit prej fermës, në thertore. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024