Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë ka bërë të ditur se ka rritur masat e kontrollit dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në të cilën do të verifikohet secila ngarkesë që vjen nga shteti i Brazilit, e gjithë kjo pas njoftimit të lëshuar nga shteti i Brazilit për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij.
Megjithatë, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, thotë se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorët për shqetësim, e po ashtu edhe ekonomitë familjare të fermave të shpezëve, sipas tij, konsiderohen të mbrojtura nga shteti.
Ndërsa, duke folur për shpërthimi të sëmundjes Newcastle, thotë se ekipi inspektues është në njohuri për të gjitha procedurat se si ta bëjë verifikimin e secilës ngarkesë të lartpërmendur.
Ai thotë se derisa vet shteti i origjinës ka ndërprerë lëshimin e certifikatave nënkupton që asnjë ngarkesë nuk do të vijë nga zona të cilën ka shpërthyer sëmundja, ndërsa shton se konsumatorët dhe ekonomitë familjare të fermave të shpezëve nuk rrezikohen, pasi janë marrë masat e nevojshme.
Në fund, Thaçi thotë se sfidë mbetet edhe numri i vogël i inspektoreve.
Të dielën AUV ka urdhëruar ngritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat e mishit që vijnë nga Brazili. Shkaku i shpërthimit të sëmundjes Newcastle.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...