Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), në aksionin e inspektimeve në regjionin e Prizrenit ka mbyllur pesë lokale “Fast Food” dhe ka iniciuar gjashtë kundërvajtjeje. AUV ka organizuar aksion kontrolli mbi lokalet e gastronomisë qe shërbejnë ushqime të shpejta “Fast Food”.
Sipas AUV në këtë aksion janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës.
Sipas Thaçit, përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga Koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren. Është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, numri personave të helmuar dy ditë parë nga ushqimi në një lokal në Malishevë, është rritur në 205. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Afrim Krasniqi.