AUV largon nga tregu qumështin ‘’Perfetto’’ 2.8% që kishte afat deri më 20 gusht
Lexohet për: 2 min.
qumeshti perfetto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se përmes trupave inspektuese veterinare ka gjetur se produkti i qumështit nga brendi  ‘’Perfetto’’ 2.8% me origjinë nga Maqedonia Veriore i distribuuar në tregun e Kosovës nga  “Atlantik Group” që mban datë skadence 20.08.2023, nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum.

“Pas hapjes së disa mostrave është vërejtur se qumështi ka ndryshuar vetitë organoleptike, ka koaguluar shihen dromcat (ka filluar prishja). Sasi e gjetur në disa markete është asgjësuar menjëherë. Në anën tjetër është urdhëruar distributori të bëj tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat shitëse, në  tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV po ashtu u bën thirrje konsumatorëve për kujdes ndaj qumështit “Perfetto’’ 2.8% yndyr me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1 litër.

“Kujdes konsumatorë! Nëse e gjeni në shitje qumështin e brendit “Perfetto’’ 2.8% yndyr me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1L, lajmëroni autoritetin. Nëse i keni blerë kthejeni në pikën shitëse. Mos e konsumoni produktin e cekura me lartë sipas të dhenave! Produktet qumësht të brendit ‘’Perfetto’’ 2.8% të datave tjera të skadimit nuk janë të dyshimta”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025