AUV bllokon qumështin “BEBA SUPREM PRE 800 gram”
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
AUV bllokon qumështin “BEBA SUPREM PRE 800 gram”
Qumeshti
06/02/2026 - 10:08
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik se ka bllokuar një produkt ushqimor për foshnja, pas një njoftimi zyrtar të pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sipas AUV-së, subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka eksportuar në Republikën e Kosovës produktin ushqimor për foshnja BEBA SUPREM PRE, me peshë 800 gram, datë skadimi 05.2027 dhe kod identifikues EAN: 7613287226631. Ky produkt është importuar në Kosovë nga kompania Rossmann Kosova, transmeton KosovaPress.

Agjencia bën të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, është realizuar bllokimi i menjëhershëm i produktit, ndërsa në ditët në vijim do të nisë procesi i asgjësimit të tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pavarësisht sfidave me të cilat po përballet, përfshirë mungesën e inspektorëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt dhe i shëndetshëm.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026