Autoritetet ukrainase konfirmojnë anulimin e evakuimit nga Mariupol
Lexohet për: 1 min.
220305195943-07-ukraine-0305-markhalivka-exlarge-169
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës së rajonit Donetsk, tha në Facebook të dielën se autokolona për të evakuuar banorët vendas nga Mariupol nuk ishte në gjendje të largohej nga qyteti.

"Kolona e evakuimit me banorët vendas nuk mundi të largohej nga Mariupoli sot: rusët filluan të rigrupojnë forcat e tyre dhe të bombardojnë rëndë qytetin. Është jashtëzakonisht e rrezikshme të evakuosh njerëzit në kushte të tilla," tha Kyrylenko.

"Kolona me ndihma humanitare, e cila u nis sot nga Zaporizhzhya drejt Mariupolit, nuk ka arritur ende në destinacionin e saj dhe aktualisht është në rrugën e saj," shtoi ai, transmeton CNN.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025