Automjeti përplaset me motoçikletën, lëndohet një person në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
Prishtina3
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete sot në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress se personi i lënduar është ngasësi i motoçikletës. “Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll”, Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore. Me rastin është duke u marr njësiti i trafikut,” ka thënë Ahmeti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024