Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ndërmarrjen Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, veçanërisht ka gjetur dobësi në vlerësimin e tenderëve.
Sipas Auditorit me datën 30.10.2022, ndërmarrja kishte publikuar dosjen e tenderit për projektin “Furnizim me pajisje mbrojtëse për nënstacione”. Në këtë procedurë kishin dorëzuar ofertë dy operator ekonomik. ZKA bën të ditur se fillimisht ndërmarrja kishe eliminuar Operatorin Ekonomik (OE) me çmimin më të lirë për shkak të mos përmbushjes së specifikave teknike dhe kishte shpallur fitues OE ekonomik të dytë me çmimin më të lirë. Sipas raportit, pas ankesës nga OE i eliminuar, ndërmarrja kishte kthyer procesin në rivlerësim ku pas këtij procesi ishte aprovuar ankesa OE të eliminuar. Ndërsa OE i cili fillimisht ishte shpallur fitues, pas rivlerësimit ishte shpallur i papërgjegjshëm për shkak të mos përmbushjes së një specifike teknike që nuk ishte pjesë e ankesës, raporton KosovaPress.
Më tej thuhet se nënshkrimi i kontratës në këtë rast, kishte ndodhur për shkak të mos verifikimeve të duhura nga personat përgjegjës të prokurimit të kërkesave të përshtatshmërisë profesionale.
Për këtë çështje, ZKA rekomandon Bordin e Drejtorëve: “Duhet të siguroj që gjatë procesit të vlerësimit të ofertave dhe procesit të nënshkrimit të kontratave departamenti i prokurimit kujdeset që janë zbatuar parimet e konkurrencës së mirëfilltë dhe se me kontratë shpërblehet vetëm operatoret e përgjegjshëm”.
“Vlera e tejkaluar për kategorinë dy është 23,000 euro dhe kategorinë katër është 10,000 euro. Kjo kishte ndodhur për shkak të poentimit jo të duhur të kategorive përkatëse si dhe nga kujdesi jo i duhur në respektimin dhe interpretimin e kërkesave ligjore”, thuhet në raport.
Për këtë, Auditori rekomandon Bordin e Drejtorëve të siguroj që janë forcuar kontrollet në mënyrë që pagesat për shërbimet e kryera nuk tejkalojnë vlerën totale të kategorisë e cila është përcaktuar në bazë të rëndësisë së shërbimit në kategori.