Atletico Madridi merr vendim për të ardhmen e Simeones
Lexohet për: 1 min.
9-Zyrtare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Atletico Madridi përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar se trajneri Diego Simeone ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Diego Pablo Simeone ka nënshkruar kontratën e tij të re te Atletico, që do ta mbajë atë në “Wanda Metropolitano” deri më 30 qershor të vitit 2027, raporton KosovaPress.

Simeone dhe Atletico si duket janë një histori “dashurie” e pa fund, pasi që ai është trajner i gjigantit madrilen që nga viti 2011.

Që nga ajo kohë, Simeno me Atleticon kanë fituar tetë tituj; dy tituj të La Ligas, një titull të Kupës së Mbretit, dy tituj të Ligës së Evropës, dy tituj të Super Kupës Evropiane dhe një titull të Super Kupës së Spanjës.

Deri tani, Simeone ka qenë në krye të Atleticos për 642 ndeshje, nga të cilat 380 janë fitore dhe vetëm 18% janë humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024