Atletico Madridi i bindur, i hyn garës për Greenwood
Atletico Madridi thuhet se është afër që të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood në një marrëveshje permanente gjatë afatit kalimtar të transferimeve këtë verë.
Greenwood është informuar nga United verën e kaluar se aventura e tij në klub ka marrë fund, gjë që qoi në huazimin e tij te skuadra e Getafes në La Liga këtë sezon, raporton KosovaPress.
Greenwood po tregon formë të mirë me Getafen, duke shënuar shtatë gola dhe duke regjistruar katër asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Barcelona thuhet se është skuadra favorite për të nënshkruar me Greenwood, dhe se dëshira e këtij të fundit është të transferohet te kampioni spanjoll.
Por kriza financiare nuk e lejon Barcelonën që ta transferojë atë, kështu duke hapur rrugën për skuadrat e tjera.
Valencia dhe Real Sociedad thuhet se po e monitorojnë situatën e Greenwood, ndërsa “The Telegraph” bën të ditur se Atletico Madridi e ka vënë Greenwood në listë për ta transferuar gjatë kësaj vere, me Diego Simeonen që po përgatitet të transferojë të paktën një sulmues.