Atletico Madrid nënshkruan me Alvarez të Cityt
Lexohet për: 2 min.
h4
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Atletico Madrid ka nënshkruar një marrëveshje prej 82 milionë funtesh me sulmuesin e Manchester Cityt dhe Argjentinës, Julian Alvarez.

Alvarez ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën e Diego Simeone. Ai e ndërroi Manchester me Madridin pas dy vjet e gjysmë të suksesshme, duke mbledhur gjashtë trofe ndërsa ka shënuar 36 gola në 103 paraqitje.

Pasi mbërriti nga River Plate në një marrëveshje me vlerë 14 milionë funte në janar 2022, shitja e tij përfaqësoi një fitim të madh për Cityn.

“Sot i them lamtumirë këtij klubi të mrekullueshëm, me shumë emocione. Këto kanë qenë dy vite shumë të veçanta. Gjatë kësaj kohe, unë jam rritur dhe kam mësuar shumë - si lojtar dhe si person. Drejtorëve dhe stafit teknik, faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Mësimet dhe vizioni juaj më kanë ndihmuar të zhvillohem kaq shumë. Për bashkëlojtarët e mi, faleminderit për çdo moment që kemi ndarë, për përpjekjen dhe përkushtimin në çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje. Kam mësuar shumë nga secili prej jush dhe mbetem me kujtime dhe miqësi që do të zgjasin përgjithmonë”, ka thënë Alvarez pas largimit nga City.

Ai ka theksuar se Manchester City do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Ju uroj suksese në të ardhmen dhe do të vazhdoj të mbështes klubin kudo që të jem.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024