ATK lanson projektin Kreditimi i TVSH-së
Lexohet për: 2 min.
ATK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Projekti për Kreditimin e TVSH-së shënon projektin e gjashtë me radhë në vazhdën e projekteve për përmirësimin e përmbushjes tatimore.

Kështu thuhet në një komunikatë të ATK-së, ku theksohet se përmes këtij projekti planifikohet të përmirësohet  përmbushja tatimore e personave të tatueshëm dhe të regjistruar për TVSH, përfshirë të gjithë faktorët e përcaktuar sipas legjislacionit të TVSH-së me ndikim në kreditimin e TVSH-së.

“Sipas planifikimeve ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët bazuar në dispozitat ligjore nuk deklarojnë saktë kreditimin e TVSH-së. Administrata Tatimore e Kosovës ka përzgjedhur të trajtoj këtë kategori të tatimpaguesve duke u nisur nga fakti se TVSH në raport me tatimet tjera është tatimi më i rëndësishëm dhe mekanizmi më me ndikim në teorinë dhe praktikën tatimore, përmes së cilit realizohet funksionimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm  i sistemit tatimor në vend. Andaj, synimet strategjike të institucionit përmes Projektit për Kreditim të TVSH-së janë përmirësimi i përmbushjes tatimore ose rritjen e të hyrave nga TVSH, uljen e hendekut tatimor, të cilat më pas ndikojnë në rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare. Padyshim institucioni çdo herë merr parasysh rekomandimet e dhëna nga FMN në trajtimin e rreziqeve për industritë e selektuara. Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave të tatueshëm që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, pasi që në të kundërtën do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025