Komuna e Gjakovës e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës. Me këtë projektbuxhet që është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës nuk është vlerësuar të financohet asnjë projekt i ri në këtë komunë, kështu duke i vazhduar ato paraprake. Nga ky institucion komunal vënë në pikëpyetje se si janë ndarë mjete për financim të projekteve të reja në komunën e Shtimes, apo si ka gjetur përkrahje Komuna e Gjilanit që të kryej shpenzimet vetanake me buxhet të shtetit. Po ashtu, edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se miratimi i këtij projektbuxheti favorizon komunat që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ndëshkon komunat e tjera.
Në një prononcim për KosovaPress, drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj thotë se janë të pakënaqur me buxhetin e ndarë nga qeveria, me të cilin nuk është planifikuar asnjë projekt i ri për ta.
Po ashtu, Halilaj potencon se janë të irrituar se si qeveria aktuale ka vlerësuar që “një Komunë e vogël si Shtimja të financohet me projekte të reja’, ndërsa komuna e Gjakovës jo.
Halilaj, si të pa drejtë e konsideron edhe përkrahjen e shtetit për t’i mundësuar Komunës së Gjilanit kryerjen e shpenzimeve vetanake me mjete të tyre, derisa thekson se komuna e Gjakovës këtë procedurë e kryen me buxhet të vetin.
Ajo thekson se miratimi i këtij buxheti i favorizon komunat që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa i ndëshkon komunat e tjera.
Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Ministria e Financave, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Nga kjo komunë potencojnë se rritja e buxhetit vërehet tek granti i përgjithshëm në vlerë prej 1.5 milionë euro dhe nga grantet specifike që e kanë mbuluar koston e ligjit të pagave. /Z.Zeneli/