Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil
Lexohet për: 1 min.
fwfw
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Asnjë nga 58 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit nuk kanë arritur të mbijetojnë gjatë rrëzimit të një aeroplani sot në shtetin brazilian Sao Paulo, raportojnë mediat braziliane.

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva tha se dukej se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bord kishin vdekur.

Aeroplani me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor Parana për në aeroportin kryesor në qytetin Sao Paulo kur u rrëzua në qytetin Vinhedo, njoftoi linja ajrore Voepass.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe spitalet lokale janë alarmuar. Aeroplani ka goditur disa objekte banimi gjatë rrëzimit të tij. /SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024