Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut, shpalosen të arriturat gjatë vitit të kaluar
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur sot Asamblenë e Përgjithshme, ku u shpalosën të arriturat gjatë vitit që kamë pas, respektivisht vitit 2023.

Asambleja e sotme e Përgjithshme filloi me intonimin e himnit shtetëror dhe të atij të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, raporton KosovaPress.

Më pas, fjalën morri presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Xheladin Krasniqi.

Presidenti i KOK-ut, Krasniqi shpalosi disa nga të arriturat gjatë vitit 2023, duke e nisur me fitimin e kandidaturës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Po ashtu, presidenti Krasniqi ndër të arriturat e tjera të KOK-ut theksoi edhe rritjen e numrit të bursave në vitin 2023.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Xheladin Krasniqi tha se është duke u bërë një përparim i madhe dhe i vazhdueshëm sa i përket zhvillimit të politikave dhe të legjislacionit, respektivisht i mbështetjes në organizatat sportive.

Pas fjalimeve nga i pari i KOK-ut dhe sekretari i përgjithshëm i MKRS-së u bë edhe përkujtimi i kontribuuesve të sportit të cilët u ndanë nga jeta gjatë vitit 2023.

Ndërkaq, në pjesën e punës të kësaj Asambleje të Përgjithshme ndër të tjera u bë edhe emërimi i anëtarit të ri të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut pas dorëheqjes se Jeton Beqirit, ku vendin e tij e morri presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu. /A.Arifi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024