“Zëri i Pejës dëgjohet fuqishëm”, Diellza Kukaj hyn në garën për deputete
Lajme
Lexohet për: 2 min.
“Zëri i Pejës dëgjohet fuqishëm”, Diellza Kukaj hyn në garën për deputete
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Diellza Kukaj ka hyrë në garën zgjedhore për deputete të ardhshme në Kuvendin e Kosovës nga Peja, pasi u nominua edhe zyrtarisht nga kryetari i AAK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Kukaj thotë se gara për Kuvend është një nder dhe përgjegjësi e madhe për të përfaqësuar zërin e qytetarëve.

“Në fjalën time përpara strukturave të Aleancës dhe qytetarëve të pranishëm, ndava besimin tim të palëkundur në rrugën që kemi përpara dhe në përpjekjen tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Me rrënjë të thella në Pejë dhe përvojë në fushën e ekonomisë, jam gati të përballem me sfidat e zhvillimit dhe stabilitetit për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e secilit qytetar”, ka shkruar ajo.

Kukaj thotë se nën udhëheqjen e Haradinajt si kryeministër i ardhshëm, Kosova do të integrohet në NATO, dhe do të ketë një progres të mirëfilltë ekonomik dhe në planin politik.

“Faleminderit, Pejë, për besimin dhe përkrahjen tuaj. Me përkushtim të plotë, pres t'ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të sigurohem që zëri i Pejës të dëgjohet fuqishëm”, është shprehur ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024