Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka emërtuar rrugën rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
Qeveria në këtë mbledhja ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.
“Qeveria ka emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike. Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT. Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë. Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës. Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës. Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil”, thuhet në njofitm.