Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komunave paralele serbe në veri janë shqetësuese sipas dy partive opozitare LDK dhe AAK. Megjithëse thonë se strukturat ilegale serbe në veri duhet të shuhen, të njëjtit e konsiderojnë të domosdoshëm koordinimin me aleatët perëndimorë. Në anën tjetër, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje deklaratat e ashpra të aleatëve i konsiderojnë të padrejta, derisa theksojnë së shuarja e strukturave ilegale në veri nuk janë provokuese, por respektim i rendit dhe ligjit.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti dhe ministrat e ti janë të izoluar nga aleatët ndërkombëtarë. Sipas saj, masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe mos largimi i tyre janë alarm për prishjen e raporteve me aleatët perëndimorë.Në anën tjetër, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, megjithëse i konsideron të padrejta reagimet e aleatëve ndërkombëtarë për mbylljen e komunave paralele serbe në veri, deklaron se raportet nuk janë përkeqësuar.