Rama ndan pamje nga Kalaja e Rozafës e mbushur me vizitorë
Turizem
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kalaja e Rozafës është atraksioni kryesor i qytetit të Shkodrës që tërheq mijëra vizitorë çdo vit, ndërsa ngrihet në një zonë dominuese dhe me trashëgimi të pasur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kalaja e Rozafës dhe muzeu, të mbushur me vizitorë.

Kalaja e Rozafës në Shkodër ka mirëpritur vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, të moshave të ndryshme, ndërsa janë organizuar një sërë aktivitetesh për trashëgiminë historike.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, ajo përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024