Artan Behrami i ftuar special në vendlindjen e Thaçit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Artan Behrami i ftuar special në vendlindjen e Thaçit
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka qenë mbrëmë i ftuar special në vendlindjen e presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Drenicës.

Përveç ish-këshilltarit të Thaçit Artan Behrami i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, aty morën pjesë edhe kandidatët për deputetë që vijnë nga rajoni i Drenicës.

Në një postim në Facebook, Behrami ka shkruar për takimin emocional me vendasit e presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Drenicës!

“Thellësisht i nderuar me ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë! Buroja nuk është vetëm vendlindja e Hashim Thaçit, por është edhe vatër e UÇK-së dhe vendlindja e pavarësisë së Kosovës! Ajo së shpejti do të shndërrohet edhe në vendlindjen e fitores së PDK-së dhe të kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”, ka shkruar Behrami.

Në fund të postimit Behrami ka rikthyer pyetjen dhe përgjigjen e famshme të presidentit Thaçi, “Edhe? Dihet!”.

Ky është postimi i plotë i Behramit, i cili mban numrin 75 në listën e PDK-së:

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025