Arsimi në Kosovë në pikë kritike, sfidë arsimi i personave me aftësi të kufizuara
Lexohet për: 3 min.
KOMF
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Arsimi në Kosovë ndodhet në pikë kritike dhe sfidë për institucionet e Kosovës vazhdon të mbetet arsimimi i personave me aftësi të kufizuara. Ndërsa, vetë kjo kategori e shoqërisë po vlerëson se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.

Këto komente u bënë në konferencën e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF me temën “Arsimi në rënie të lirë”. 

Presidentja e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Remzije Krasniqi u shpreh se përkundër investimet të mëdha në infrastrukturore Kosova ka arritur kënaqëshmëri sa i përket qasjes në institucionet fizike.

Krasniqi theksoi se në Kosovë një psikolog mbulon rreth 4 mijë nxënës në Kosovë.

“Duke pas parasysh se arsimi ndodhet në një pikë kritike të ndjeshme janë të domosdoshme ndërhyrjet si strukturore dhe politike për të rritur këtë cilësi KOMF bënë thirrje që të gjithë akterët si nga Qeveria, niveli komunal, qendror, prindërit, mësimdhënësit të jenë të gatshëm për të diskutuar dhe të jenë të gatshëm se si të vazhdohet tutje për tu përkrahur arsimi.. Duhet të bëhet rishikimi i kurrikulave dhe plan-programit për t’iu përshtatur më mirë nevojave të nxënësve”,  theksoi ai.

E Lulavere Behluli nga Save the Children Kosova u shpreh se arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara mbetet sfidë në Kosovë.

“Një sfidë që është mjaftë evidente në arsim, është arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara që është një prej grupeve që ka nevojë për vëmendjen e shtetit në përgjithësi, por edhe të komunitetit që vijnë nga komuniteti romë, ashkali dhe egjiptian të cilët këto komunitete përballen me vështirësi qoftë për shkak të braktisjes së arsimit.. Vazhdojmë të kemi shumë shkolla në Kosovë të cilat nuk kanë qasje të mirëfilltë sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara nga 1094, vetëm 609 prej tyre kanë qasje adekuate”, deklaroi Behluli.

Qasje në rrugë, shkolla, tualete e deri tek terminologjia janë disa nga ankesat e nxënësit dhe kryesuesit të grupit avokues “Hëna”, Eldin Gashi.

Ai tha se kërkesat e fëmijëve me aftësi të kufizuara po hasin në vesh të shurdhër përkundër pengesave të mëdha me të cilat përballen këta nxënës.

Ndërsa, Marije Vuksani nga Terre des Hommes u shpreh se në Kosovë vazhdon të jetë sfidë braktisja e shkollave.

Për Vuksanin nuk ka qenë i mjaftueshëm planifikimi logjik dhe përgatitor për mbarëvajtjen e mësimit gjithëditor i cili po zhvillohet në disa shkolla të kryeqytetit.

Më 2 shtator ka nisur në Kosovë viti i ri shkollor 2024-2025, dhe risi këtë vit është zbatimi i plan programit për mësim tërë ditor në disa shkolla në Prishtinë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025