Arsenali përsëri lider, mposht Aston Villan
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja mes Aston Villas dhe Arsenalit, e cila ishte njëra nga ndeshjet më të bukura dhe më dramatike të këtij sezoni në Premier Ligë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Villa Park” u shënuan plot gjashtë gola, ku Arsenali e mposhti Aston Villan si mysafirë me rezultat 4:2, raporton KosovaPress.

Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga Bukayo Saka (minuta e 16’), Zinchenko (minuta e 61’), autogoli i Martinez (minuta e 90+3’) dhe Gabriel Martinelli (minuta e 90+8’).

Ndërkaq, golat për Aston Villan u shënuan nga Ollie Watkins (minuta e 5’) dhe Philippe Coutinho (minuta e 31’).

Me pikët e reja, Arsenali ngjitet përsëri në krye të tabelës në kuotën e 54 pikëve, krahas Aston Villas që zë vendin e 11 me 28 pikë të arkëtuara.

Rezultatin final i ndeshjes, 4:2 në favor të Arsenalit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024