Arsenali humbet, City kampion i Premier Ligës
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Humbja e sotme e Arsenali ndaj Nottingham Forestit nënkupton që Manchester City është kampion i Premier Ligës për sezonin 2022/23.

Skuadra e Arsenalit pësoi humbje sot si mysafire e Nottingham Forestit me shifrat 1:0 në stadiumin “City Ground”, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi nigerian Taiwo Awoniyi, i cili vulosi fitoren e Nottinghamit në minutën e 19’.

Me pikët e reja, Nottinghami i largohet zonës së rrezikut në gjashtë pikë, ku tani zë vendin e 16 në tabelë në kuotën e 37 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Nottinghamit.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
26
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024