Këngëtarët shqiptarë Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane.
Sipas raportimeve të mediave, artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.
Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë.
Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.
Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera…"/Oranews/