Arrestohet shqiptari më i kërkuar i Europolit, pritet ekstradimi në Luksemburg
Lexohet për: 1 min.
-640-0-4920d71b-e05e-42cc-9744-d474fac65f08-1645393766
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një super aksion i zhvilluar nga drejtoria e policisë së Shkodrës është finalizuar më kapjen e një personi më rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili kërkohet nga autoritetet e Luksemburgut.

Bëhet fjalë për Edinjo Pultin, i cili u arrestua në qytetin e Shkodrës brenda një lokali nate.

Policia prej kohësh ishte vënë në gjurmimin e tij, ku një ditë më parë është kryer dhe arrestimi.

Edinjo Pulti pritet që t’u  dërgohet autoriteteve të Luksemburgut për të shlyer edhe dënimin e tij.

I shumëkërkuari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve./Oranews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024