Arrestohet një person për prezantim të rrejshëm në Kaçanik
Siguri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot, rreth orës 14:20, Policia e Kosovës në Kaçanik, pas një pune intensive hetimore, ka arrestuar personin me inicialet S.R. (44).

Ai dyshohet se ditë më parë në Doganaj të Kaçanikut ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor me rroba civile dhe i kishte marrë (mashtruar) 1600 euro personit tjetër, me qëllim se ai do t’i ndihmonte për lirimin e një personi nga burgu.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

Dy persona u rrahën në Podujevë, arrestohet i dyshuari - KosovaPress

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
125
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024