Arrestohet një person në Vushtrri, iu gjetën 466 euro të falsifikuara
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se dje (e mërkurë) është arrestuar një qytetar në Vushtrri pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 466 euro para cash, që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 466 euro para kesh (monedha dhe kartëmonedha të ndryshme) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari me vendim të prokurorit,  pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu sipas policisë, dje në Prizren, zyrtari i një banke, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash, të pranuara në bankomat, janë hasur disa monedha dhe kartëmonedha në vlerë prej 746 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Sipas raportit, rasti është në procedurë hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024