Arrestohet një person në Podujevë, policia zbulon katër kallashnikovë në një dërgesë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person në Podujevë, policia zbulon katër kallashnikovë në një dërgesë
Policia-e-Kosoves1111
03/07/2026 - 10:35
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pas një aksioni që çoi në zbulimin e katër pushkëve automatike AK-47, municionit dhe pjesëve të armëve.

Sipas policisë, pas pranimit të informatave më 25 qershor, është kontrolluar një porosi e dërguar përmes një agjensioni turistik, ku janë gjetur katër AK-47, nëntë karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike.

Më 2 korrik, dy persona janë shoqëruar për intervistim, ndërsa gjatë bastisjes së një shtëpie janë sekuestruar edhe tri pjesë të një AK-47 dhe një kondak pushke prej druri.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet për veprën penale të importit, eksportit, transportimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026