Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dy raste të vjedhjeve
Lexohet për: 1 min.
arrestim
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person në Fushë Kosovë.

I njëjti dyshohet për dy raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajit korrik të këtij viti, në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Fushë Kosovë.

Njoftimi i Policisë:

Personi i arrestuar me inicialet I.H., 30 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dy raste të vjedhjeve.

Dje nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhë gjatë muajit korrik 2024, në rrugën Lidhja e Pejës në Fushë Kosovë.

Puna e hetuesve  policor është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:

– I,H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024