Arrestohet një person në flagrancë, me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje. Sipas policisë personi i arrestuar, me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë.

“Mbrëmë rreth orë 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar në flagrancë një person për veprën vjedhje. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë. Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024