Një person është arrestuar në Varosh të Ferizajt, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Policia njofton se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij.
Siç bëhet e ditur, i dyshuari është R.J 69-vjeçar, ndërsa viktima është 63-vjeçare me inicialet M.J.
“Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.J (M/K) i moshës 69 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij M.J (F/K) e moshës 63 vjeçare”.
Tutje, thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.