Arrestohet një i dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues në Mitrovicë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Arrestohet një i dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues në Mitrovicë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale, pas hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot në rajonin e Mitrovicës, ka arrestuar M.D, nën dyshimet se ka kryer veprat penale bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrja në turmë, huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar 48 orë.

Ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024