Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj portierit të Ballkanit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për sulm ndaj portierit të Ballkanit Stivi Frashëri.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe janë duke punuar edhe për kapjen edhe të personave të tjerë të involvuar në rast”, ka thënë Hashani.

Stivi Frashëri u sulmua fizikisht nga tifozët gjilanas kah fundi i ndeshjes Gjilani- Ballkani, e vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll, kur rezultati ishte 1:1.

Ndeshja më pas u pezullua, ndërsa portieri i Ballkanit u dërgua për trajtim në spital.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024