Arrestohet në Shqipëri kosovari që dyshohet për fajde dhe shtytje në vetëvrasje, ekstradohet në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
arrestim (1)
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se kosovari i cili ishte në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë.

I njëjti është ekstraduar në Kosovës, kurse ishte duke u kërkuar nga Policia e Kosovës që nga 15 maji.

“Personi i dyshuar që ndodhej në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje” pas arrestimit nga autoritet shqiptare, ekstradohet dhe dërgohet në mbajtje. Personi i dyshuar me iniciale (E.G.) nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor, i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë”, njofton Policia.

Personi me inicialet E.G është intervistuar nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, sot më 11.07.2024, kanë intervistuar personin e dyshuar të apostrofuar më lart me iniciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është derguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025