Arrestohet murgesha mafioze në Itali e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
murgesha
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një murgeshë, Motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim nga Prokuroria e Breshas kundër një grupi të dyshuar kriminal të lidhur me ‘Ndrangheta-n’.

Sipas akuzës, murgesha ishte “në dispozicion të shoqatës për të garantuar lidhjen me bashkëpunëtorët e ndaluar në burg”. Mes të arrestuarve janë edhe ish-këshilltarë bashkiak të Breshas.

25 personat e arrestuar akuzohen për zhvatje, trafik armësh dhe droge, tregti mallrash të vjedhura, fajde, krime tatimore dhe pastrim parash. Të përfshirët akuzohen favorizuar bandën e Tripodit të Kalabrisë, “si për të përfituar përfitime të paligjshme financiare ashtu edhe për të ruajtur dhe forcuar kapacitetin operacional të shoqatës dhe reputacionin kriminal të grupit kriminal”, transmeton TCh.

57 vjeçarja Anna Donelli, vullnetare në burgun e Breshias dhe shpesh arbitronte edhe ndeshjet e kalçetos mes të rinjve, dyshohet se ka pasur një rol kyç në pastrimin e parave dhe fshehjen e të kërkuarve të drejtësisë. Ajo u zbulua pas hetimeve disa mujore dhe lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në pak orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025