Arrestohet ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës
Lexohet për: 2 min.
6-Rubiales
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia spanjolle ka arrestuar sot ish- presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës Luis Rubiales. Rubiales do të kthehej në Spanjë më 6 prill. Megjithatë, ai vendosi të kthehej tri ditë më herët dhe zbarkoi në mëngjesin e së mërkurës në aeroportin Madrid-Barajas.

Ish-presidenti i RFEF, i cili ishte në Republikën Domenikane kur shpërtheu rasti më 20 mars, u arrestua nga agjentët e UCO-së menjëherë pas uljes, raporton Gema Peñalosa.

Ish-ekzekutivi po hetohet nga një gjykatë në Majadahonda (Madrid) për krime të dyshuara për korrupsion në biznes, administrim të padrejtë, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, sipas raporteve të shtypit spanjoll.

UCO e Gardës Civile kontrolloi Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe shtëpinë e Rubiales në Granada dy javë më parë, kur ai ishte duke udhëtuar. Avokati i tij sqaron se ai do të dëshmojë pas disa ditësh dhe për këtë të mërkurë nuk është planifikuar asnjë veprim gjyqësor.

Megjithatë, Rubiales nuk ka kaluar nga dalja e aeroportit dhe është transferuar në zyrat e Gardës Civile në Aeroportin Adolfo Suarez Madrid-Barajas, konfirmojnë burime të tjera.

Agjentët e UCO-së udhëtuan të hënën në Republikën Domenikane, në bashkëpunim me policinë e vendit, për të kontrolluar shtëpinë e Rubiales atje. Gjatë këtij kontrolli është kontrolluar një celular dhe një tablet, siç raporton ‘RTVE’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024