Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në Klinë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se është arrestuar Tush Frrokaj, i dyshuar për vrasje të rëndë në Klinë.
Pasditen e 7 gushtit, në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë kishte ndodhur një gjuajtje me armë zjarri dhe si pasojë kishte mbetur i vdekur një person.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, menjёherё ka angazhuar tё gjitha njësitë relevante pёr arrestimin e personit tё dyshuar: Tush FRROKAJ i lindur me 1975 ne fshatin Kosh-Istog. Pas njё pune intensive tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, tё asistuar edhe nga njësitet tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 15.08.2023 kemi arritur ta lokalizojmë lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orё.