Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë të martën përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoi të dyshuarin për vjedhje të rëndë: J T (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar), ndërsa më 4 prill është arrestuar. Q..K(viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar) si dhe më 6 prill është arrestuar A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar) të gjtihë të arresturit janë nga komuna e Prishtinës.
Policia njofton se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29 mars në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty ishite vjedhur stoli ari, një lap top, një pushkë gjuetie”Sterger” me nr.Serik1933838 caliber 12 mm si dhe 35 cop fishek.Rrath dore byzheteri 39 copë,
Byzylik dore bizhuteri 38 copë,
Vathe buzheteri 37,
Varse per qaf –zbukuruese bizhuteri 13 cop unaza gishti bizhuteri 26 copë,
Zingjir argjendi per qaf me varse 2 copë,
Ora dore per meshkuj 2 copë,
Po ashtu sipas policisë është sekuestruar edhe automjeti Golf 5 me targa vendore, i cili automjet dyshohet se është përdorur në rastin e kryerjes së veprës penale vjedhje e rendë.