Arrestohen tre të dyshuar, konfiskohet një armë e 17 fishekë në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, nën dyshimet për përdorim dhe mbajtje në pronësi e kontroll të paautorizuar të armës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë. Me urdhër të gjykatës, policia ka bastisur vendbanimin e të dyshuarve, një mashkull dhe dy femra, të gjithë shtetas kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatëmbëdhjetë fishekë.

Pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve dhe procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohen në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024