Arrestohen tre persona të dyshuar për përdorim të armëve, njëri po trajtohet në QKUK
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë zjarri në Lipjan. Sipas raportit 24 orësh të policisë dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa personi tjetër është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë.

Sipas mjekëve personi që është duke u trajtuar është jashtë rrezikut për jetë dhe rasti është nën hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024