Arrestohen tre persona për lëndim trupor në Shtime
Lexohet për: 2 min.
arrestimett
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tre persona rrahin një tjetër në Shtime dhe largohen.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe ti arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast.

‘Policia e stacionit në Shtime, dje rreth orës 18:50 ka pranuar një informacion se në rrugën " Anton Çetta" në Shtime është një rast të lëndimit  trupor, ku një person D. A (M/K) i moshës 25 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike, nga tre persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari D.A për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në lidhje me këtë policia e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit të policisë në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Pas një pune hetimore intensive në terren, rreth orës 22:00 hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe ti arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat:  N.A (M/K) i moshës 44 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Lëndim i lehtë trupor", thuhet në raportin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025