Arrestohen katër persona për nxitje e përçarje në Han të Elezit
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua


Policia e Kosovës sot në Han të Elezit ka arrestuar katër persona nën dyshimet se kanë kryer veprën penale "Nxitja e përçarjes dhe mos durimit", duke vendosur afishe me mbishkrimin “Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”.

Arrestimi ka ndodhur pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë.

Në këtë rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  tre të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale "Nxitja e përçarjes dhe mos durimit".

Po sot, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës ishte kapluar nga zjarri.

Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekip i zjarrfikësve kishte lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte iniciuar një rast për hetim "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Edhe në këtë rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024