Arrestohen katër persona në Pejë e Prishtinë, dyshohet se po planifikonin vrasjen e një personi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Në Pejë janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit dyshohen së kanë planifikuar përgatitjen e një vrasje. Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës.
“Pejë, Prishtinë 2024/2025 , NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Më tej thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.