Arrestohen edhe tre të dyshuar për sulm ndaj portierit të Ballkanit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar se janë të përfshirë në incidentin e sotëm gjatë ndeshjes Gjilani - Ballkani.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan Ismet Hashani.

Ai ka thënë se edhe tre persona të tjerë janë arrestuar lidhur me rastin, duke shkuar kështu në katër numri i të arrestuarve.

Hashani ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë në proces të intervenimit, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë dhe se mund të ketë arrestime të tjera.

Gjatë ndeshjes në Gjilan nga tifozët vendës është sulmuar portieri mysafir Stivi Frashëri, i cili si pasojë e lëndimeve është dërguar për trajtim në spital. Gjendja e tij shëndetësore raportohet stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024