Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
policiaa29
20 orë më parë
Linku u kopjua

Sot, nga Njësiti i Hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, njësia e stacionit Veriu, janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur me datën 24 janar 2025 në fshatin Trudë të Prishtinës, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe  arrestimin e personave të dyshuar (meshkuj) V.I.  34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025