Arrestohen dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor që kanë ndodhë me datat 03.11.2023 dhe 01.12.2023 në platon e Pallatit të rinisë në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se puna e hetuesve policor,  është finalizuar sot (e martë), ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat të cilët dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa bashkëmoshatarë të tjerë, duke i sulmuar fizikisht, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë nga viktimat kanë marrë me forcë shuma të parave  (vlera e përgjithshme mbi 100 euro) 

“Personat e dyshuar që të dy të mitur me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024