Arrestohen dy persona, postuan video-incizim duke shtënë me armë në Bogë të Rugovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Arrestohen dy persona, postuan video-incizim duke shtënë me armë në Bogë të Rugovës
1 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona tё dyshuar për veprat penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Përdorim i Armёs apo mjetit tё rrezikshëm”.

Sipas policisë tё dyshuarit e kёtij rasti kishin postuar videoincizim nё rrjetet sociale duke shtёnё me armё nё ajёr nё fshatin Bogё- Rugovё.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 14.12.2024, rreth orёs 13:10, ka pranuar informacion se tё dyshuarit e kёtij rasti kishin postuar videoincizim nё rrjetet sociale duke shtёnё me armё nё ajёr nё fshatin Bogё- Rugovё. Njёsiti i hetime pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka ndёrmarrё veprimet hetimore dhe ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj, dy (2) persona tё dyshuar, tё cilёt kanё deklaruar se kanё shtёnё me armё”, thuhet në njoftim.

Policia nga tё dyshuarit ka sekuestruar: një armё pistoletё ZORAKI cal:9mm, një karikator i sё njëjtёs armё, njёzet e nёntё fishekё cal:9mm, një armё pistoletё BLOË cal:9mm, një karikator i sё njëjtёs armё, njё fishekё cal:9mm.

“Tё dyshuarit pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024