Arrestohen dy persona në Prishtinë, u sekuestrohet kanabis dhe heroinë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë, si të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

Policia njofton se të njëjtëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe një sasi heroinë.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 02:30, në rrugën "Flaka e janarit" në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu. Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj dy personave të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar  sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe  një sasi heroinë.

Personat e dyshuar:

• A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

• ?S. I, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës,  posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari S.I është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, pasi ndaj tij ka rezultuar aktive një urdhëresë e gjykatës, ndërkaq i dyshuari A.B, është proceduar më tej.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024