Arrestohen 59 tifozë të PSG-së
Sport
Lexohet për: 2 min.
Arrestohen
21 orë më parë
Linku u kopjua

Policia gjermane ka arrestuar 59 tifozë të klubit francez Paris St Germain përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve në VfB Stuttgart, duke ndaluar përleshjet e mundshme me tifozët vendas, tha policia e Shtutgartit të mërkurën.

Klubi gjerman pret PSG- në në ndeshjen e fundit të fazës së ligës  me të dyja skuadrat në garë për një vend në play-off që mund të çojë në 16-shen e fundit.

Policia tha se ishte vënë në dijeni se kishte përleshje të planifikuara në Shtutgart dhe tifozët francezë u arrestuan të martën. Ata do të qëndrojnë në paraburgim deri të enjten, një ditë pas ndeshjes, për të mos shkaktuar ndonjë telashe në turmë, përcjellë KosovaPress.

“Përmes hetimeve intensive dhe në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Parisit, huliganët francezë u gjetën në stacionin kryesor të trenit dhe në hotele të ndryshme në Shtutgart”, tha policia e qytetit në një deklaratë.

Ndër të tjera u zbulua material maskues. Për të parandaluar trazira të rënda deri në fund të ndeshjes së Champions League të mërkurën, huliganët e Parisit u morën në paraburgim deri të enjten në mëngjes pas konsultimit me gjyqtarin.

Gjithsej 47 mbështetës të Shtutgartit, të konsideruar nga autoritetet si me rrezik të lartë, janë ndaluar nga qendra e qytetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025