Arrestohen 5 persona për falsifikim të dokumenteve dhe kontrabandim me migrantë
Lexohet për: 2 min.
7
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se dje (e hënë) në bashkërendim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohen se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”, sipas KPRK-së.

Në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë thuhet se gjatë realizimit të operacionit janë arrestuar të dyshuarit me iniciale si në vijim: K. K. viti i lindjes 1965, G. T. viti i lindjes 1969, E. A. viti i lindjes 1970, H. H. viti i lindjes 1978 dhe E. R. viti i lindjes 1992.

Sipas njoftimit operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës Jugore, i cili ka përfshirë pesë lokacione të ndryshme.

Në komunikatë thuhet se Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa personave të dyshuar në kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Më datë 10 tetor në bashkërendim u realizua operacioni policor, ku janë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohen se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025